SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin e quajtur ura e Bardhajve, ku ka ndërruar jetë një 28-vjeçare.
Drejtuesi i mjetit tip "Alfa Romeo" ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, ku si pasojë ka dëmtuar dy persona që po ecnin në trotuar. 28-vjeçarja Lida Hebaj është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Gjithashtu është dëmtuar personi me iniciale D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë të dëmtuar dy personat në vendngjarje. Sipas policisë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po punon për kapjen e autorit.
Gjatë mesditës së sotme një aksident tjetër ka ndodhur, ku janë përfshirë tre makina dhe drejtuesi i njërës prej tyre është dërguar në spital e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.1%
-
Jo
27.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1359
Lajme të tjera
-
Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë
23 Prill, 11:00
-
Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës
23 Prill, 10:53
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg
23 Prill, 10:24
-
Malësi e Madhe, banesa dy katëshe u kthye në laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)
23 Prill, 09:55
-
Në BE shfrytëzonte prostituta, paratë i investonte në Shqipëri, i sekuestrohen pasuritë Klodian Ndogajt! Mes tyre biznesi me vlerë 500 mijë euro
22 Prill, 12:14
-
Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm
21 Prill, 12:57
-
Rikthehet moti i keq/ Dëborë në Shkodër, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë
21 Prill, 10:43
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
Shkodër, po riparonte apartamentin, 40-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i pallatit
20 Prill, 13:33
-
Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 lokaleve në rërë përgjatë bregdetit në Velipojë (VIDEO)
20 Prill, 10:28
-
Shkodër, i lagu me benzinë dhe i vuri flakën tre makinave, autori arrestohet një vit më pas (EMRI+VIDEO)
20 Prill, 10:19
-
Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur
19 Prill, 15:58