Aksident me vdekje, përndjekje, dhunë psikologjike dhe fizike, policia e Durrësit arreston 4 persona për vepra të ndryshme penale

Aksident me vdekje, përndjekje, dhunë psikologjike dhe fizike, policia e Durrësit arreston 4 persona për vepra të ndryshme penale

Foto aksidenti ne Tapize dhe Durres

Ditën e djeshme teksa po drejtonte mjetin tip “Benz", 57-vjeçari I.S është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen", drejtuesi i së cilit, 60-vjeçari Q.Sh humbi jetën si pasojë i aksidentit.

Aktualisht nën kujdesin e mjekëve ndodhen drejtuesi i “Benzit" dhe pasagjerja e “Volkswagenit", 49-vjeçarja Sh. Sh.

Aksidenti i djeshëm ndodhi në Tapizë, Fushë Krujë.

Pasi është përplasur me një tjetër automjet duke i shkaktuar dëme materiale për shkak se ishte i dehur, policia në Shijak ka arrestuar 57-vjeçarin I.S.

Policia e Durrësit ka arrestuar 19-vjeçarin, E.B pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

18-vjeçari E.D, është kapur nga policia e Shijakut pas ka përndjekur dhe ka shqetësuar në telefon një të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti  i kanë marë xhiron ditore E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin