Aksident me vdekje te 'Unaza e Re'! Mjeti përplas për vdekje këmbësorin (VIDEO)

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, si pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte rrugën. Përplasja ka rezultuar fatale për 55-vjeçarin, pasi ai ka ndërruar jetë në vend. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, e ndërsa policia njofton se është shoqëruar në Komisariat shoferi E. S., 32 vjeç.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë", shkruhet në njoftimin e policisë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet