Makina përplaset me bordurat tek Ura e Tapizës, humb jetën shoferi 43-vjeç, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të nxjerrë trupin

FUSHË-KRUJË- Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz.

Një makinë tip ‘Honda’, me targa greke ka goditur bordurat kufizuese tek Ura e Tapizës dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit, i identifikuar si Emri Cani, 43 vjeç. 43-vjeçari po udhëtonte i vetëm në drejtim të Tiranës.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa është dashur ndërhyrja e dy forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupin nga makina.

'Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

1634278547_a.jpeg

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 15/10/2021 08:00

    I keni bere urat me parametra europiane prandaj....

    Përgjigju
    • WTF: 15/10/2021 09:06

      Nuk ka ure qe te shpeton po vendose ti japesh makines me shpejtesi, i pire dhe pa rrip sigurimi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet