Shkuan për gëzim, në kthim makina u përmbyset dhe i zë poshtë 6 familjarët në urën Burrel-Ulëz! Plagosen gjyshërit, prindërit dhe 2 fëmijët, 4 vjeçari me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Kishin shkuar në Dibër për një rast gëzimi por në kthim makina është përmbysur në aksin rrugor Burrel- Ulëz, në afërsi të fshatit Baz duke zënë poshtë një familje me 6 anëtarë. 

Të plagosur kanë mbetur gjyshërit, prindërit dhe dy fëmijët, të cilët janë transportuar në Spitalin e Burrelit, prej nga ku njëri prej tyre është sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Drejt Tiranës është nisur me helikopter një fëmijë 4 vjeç, ndërsa në mjet ka qenë dhe një fëmijë tjetër 12 vjeç.

Familja dibrane që banonte në Tiranë, sot ishte nisur drejt kryeqytetit me makinën e tyre, ku për shkak të lagështirës dhe rrugës së amortizuar, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka rënë përmbys poshtë urës në lartësi rreth 2 metër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06.30 në vendin e quajtur Bushkash.

Gjatë rënies makina është rrotulluar dhe ka zënë poshtë familjarët. Ka qenë njëri prej anëtarëve të familjes, i cili ka mundur të dalë nga mjeti dhe të kërkojë ndihmë, duke shmangur tragjedinë dhe duke shpëtuar të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. 

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe mungesa e sinjalistikës rrugore në këtë segment. Gazetari i Report Tv  Mahir Jangulli raporton se në këtë aks rrugor aksidentet janë të shpeshte për shkak se mungon sinjalistika.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e verteta te aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për  ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Aksidenti në Burrel, të plagosur gjyshërit, prindërit, 2  fëmijët! Te Trauma fëmija 4 vjeç! Njëri prej familjarëve doli nga makina e kërkoi ndihmë

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i familjes dibrane në rrugën nacionale Burrel-Milot.  Të plagosur janë gjyshërit, prindërit dhe dy fëmijët, të cilët janë transportuar në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ka qenë njëri prej anëtarëve të familjes, i cili ka mundur të dalë nga mjeti dhe të kërkojë ndihmë, duke shmangur tragjedinë dhe duke shpëtuar të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Drejt Tiranës është sjellë një fëmijë 4 vjeç, ndërsa në mjet ka qenë dhe një fëmijë 12 vjeç, prindërit e tyre dhe gjyshërit e fëmijëve.

Ora 09:05
Makina e përmbysur, pamje nga aksidenti me 6 familjarë të plagosur në aksin Burrel-Ulëz

Dalin pamje nga aksidenti me 6 të plagosur që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Ulëz. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv makina është e kthyer përmbys.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet