Përmbyset makina në aksin Vlorë-Fier, humb jetën shoferja 25 vjeçare, një vajzë tjetër në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë, i cili ka shkaktuar vdekjen e një të reje, ndërsa një vajzë tjetër është në gjendje kriktike për jetën.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferja 25 vjeçare Anxhela Çapo ndërsa vajza tjetër, Silvi Muha 22 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet, makina është përmbysur dhe trupi i viktimës është hedhur rreth 300 metra larg makinës dhe është dërrmuar.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së makinës nga rruga prej shpjetësisë së lartë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit", thotë policia.

Viktima Anxhela Çapo dhe foto nga vendi i ngjarjes

1611687343_makian.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Aksidenti i rëndë në Vlorë-Fier, trupi i viktimës 25 vjeçare hidhet rreth 300 metra larg makinës

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Vlorë Fier mbrëmjen e sotme, ku humbi jetën një e re ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Viktima e cila mendohet të jetë rreth 25 vjeçe, nga përplasja është hedhur rreth 300 metra larg makinës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoferi: 26/01/2021 21:17

    Po ta kish ven rripin e sigurimit do ishte gjall

    Përgjigju
  • Vlonjatja qe si ndahet lushnjar burrit me k te madh: 26/01/2021 20:31

    Vlore Fier nuk ka me keqe, tërë te keqiajate aty mblidhen

    Përgjigju
    • Turi: 27/01/2021 08:12

      Ik ore barboni i lushnjes plere e qelbur kaq shume te paskan dhunuar Vlonjatet ty legen lushnje sa dhe kur vdes njeri ke mllef ? Mire ta kane ber se legen duhet te jesh i pafytyre . Ngushellime familjareve te viktimes u prehte ne paqe

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet