Shkoi në vendngjarje për një aksident, makina përplas efektivin e rrugores në aksin Elbasan-Tiranë! Në pranga shoferja 51-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në tunelin "Panoramik" ku një efektiv i Policisë Rrugore ,i identifikuar si Ferdinand Bahja, 53-vjeç, pasi kishte shkuar në vendngjarjen e aksidentit është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ai ka mbetur i plagosur rëndë. Për këtë ngjarje është arrestuar një 51-vjeçare me iniciale S.V, e cila po drejtonte mjetin tip "Lancia”, që përplasi efektivin Bahja, i cili ishte në krye të detyrës. 

Para se të ndodhte ky aksident, Policia Rrugore ishte njoftuar më herët mbrëmjen e sotme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë në fshatin Gracen se një mjet tip "BMW" kishte dalë nga rruga.

Pas këtij njoftimi, makina e policisë rrugore në të cilën ndodheshin dy efektivët mbërrin në vendngjarje, dhe në atë çast, njëri prej efektivëve, 53-vjeçari Bahja përplaset nga makina tip "Lancia"  që po kalonte në autostardë dhe që derejtohej nga një 51-vjeçare, të arrestuar tashmë, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti ende janë të pa qarta. 

Efektivi Bahja është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite