Përplasi për vdekje 67-vjeçari me motor në aksin Fier-Seman, braktis ‘Audin’ që ra në kanal shoferi, në kërkim nga policia

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Fier-Seman në vendin e quajtur Pojan.

Një makinë tip “Audi” ka përplasur motorin me drejtues Bardhi Suljan, 67-vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i “Audit”, makina e të cilit përfundoi në kanal, sapo kuptoi se cfarë ndodhi u largua nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin