Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

LUSHNJË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. Mësohet se një kamion “Volvo”, ka përplasur një këmbësore, por si pasojë e aksidentit 70-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se viktima ende nuk është identifikuar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është identifikuar si G. G., 55 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum