Makina bie nga ura dhe përfundon në lumin Devoll, humb jetën 24-vjeçari në Maliq (VIDEO)

KORÇE - Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Maliq-Korçë. Tek ura në dalje të Maliqit, një automjet me targa AA527VK dhe drejtues Gjergji Elmasin, 24 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në lumin Devoll. Drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa udhëtonte i vetëm. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:45 minuta të mëngjesit, ndërsa ka qenë një shok i viktimës i cili ka njoftuar blutë.

Kërkimet për trupin e pajetë të të riut nisën rreth orës 08:00 nga një ekip polumbarësh të mbërritur nga Tirana. Pak minuta pas kërkimeve, polumbarët gjetën trupin e pajetë të të riut. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, ura nga ku ra makina nuk ka barriera mbrojtëse. I riu dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, pasi po kthehej në shtëpi nga një lokal nate. Rreth 5 orë pas aksidentit polumbarët nxorën nga ujërat e Devollit edhe automjetin e të riut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:19
Ra me automjet në lumin Devoll, ky është i riu që humbi jetën sot në Maliq (FOTO)

Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë foton e 24-vjeçarit Gjergji Elmasi i cili humbi jetën nga aksidenti në dalje të qytetit të Maliqit. I riu humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga ura, duke përfunduar në ujërat e lumit Devoll. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, ndërsa trupi i pajetë i Elmasit u nxor nga polumbarët rreth pesë orë pas ngjarjes. 

Gjergji Elmasi, i riu që humbi jetën në Maliq
Ora 09:41
Aksidenti në Maliq, banorët: Ura pa barriera përbën rrezik, kanë ndodhur 6 aksidente me të vdekur

Banorët e zonës në dalje të Maliqit ku ndodhi aksidenti me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari, Gjergji Elmasi, shprehen se ura ku kalojnë automjetet përbën rrezilk pasi nuk ka barriera mbrojtëse, ndërsa prej vitesh nuk njeh investim. Ata u shprehën për gazetaren e Report Tv Iris Rezhda se në atë zonë janë bërë rreth 6 aksidente me pasoja fatale. "Aty është zonë e rrezikshme, janë bërë 5-6 aksidente, ku ka pasur edhe te vdekur. Ura nuk ka as barriera dhe rruga është pa bordura", shprehen banorët. 

Ura në dalje të Maliqit ku ndodhi aksidenti
Ora 08:52
'Kalova dhe pashë që makina ra në lumë', shoku i Gjergji Elmasit rrëfen si ndodhi aksidenti te ura e Maliqit

Shoku i Gjergji Elmasit është bërë dëshmitar i momentit të aksidentit fatal ku humbi jetën 24-vjeçari në aksin rrugor Korçë-Maliq. Punonjësi i shërbimit zjarrfikës në Korçë ka rrëfyer se pa momentin kur makina ra nga ura në dalje të Maliqit, ndërsa ka tentuar t'i japë ndihmën e parë shokut të tij, por ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së lumit Devoll. Më pas ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. "Kalova dhe e pashë që ra makina. Doja të hyja edhe vetë por ishte shumë thellë. Makinës i dalloheshin vetëm dritat", tha shoku i Elmasit.

Ora 08:36
Aksidenti në Maliq, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të 24-vjeçarit (VIDEO)

Ekipeve të polumbarëve të mbërritur nga Tirana u janë dashur pak minuta kërkime për gjetjen e trupit të pajetë të 24-vjeçarit Gjergji Elmasi, i cili ra me automjet nga ura në dalje të Maliqi, duke përfunduar në lumë. Trupi i të riut është përcjellë për në morgun e spitalit të Korçës. Aksidenti ndodhi në orën 03:45 minuta të mëngjesit të sotëm. 

Ora 08:20
Aksident në aksin Maliq-Korçë, makina del nga ura dhe fundoset në lumë (FOTO)
Ora 08:20
Aksidenti te ura e Maliqit, polumbarët nisin kërkimet për gjetjen e automjetit (VIDEO)

Ekipet e polumbarëve kanë mbërritur te ura në dalje të Maliqit dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e automjetit që ra në lumë. Dyshohet se në automjet po udhëtonte vetëm drejtuesi Gjergji Elmasi, 24 vjeç. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihen tre polumbarë të cilët kanë nisur kërkimet në ujërat e lumit Devoll. 

Ora 08:20
Lidhje direkte dhe pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në aksin Maliq-Korçë

Gazetarja e Report TV në Korçë, Iris Rrezhda, raporton nga vendi i ngjarjes te ura e Maliqit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Ora 08:00
Aksidenti në Maliq, policia jep detaje: Makina ra në lumë, pritet ardhja e polumbarëve

Policia e Korçës ka dhënë detajet e para nga aksidenti pranë qytetit të Maliqit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia thekson se një automjet veturë nga rënë nga ura dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Devoll. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:45. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit. Pritet ardhja e polumbarëve. Report Tv mëson se automjeti drejtohej nga një 24-vjeçar i quajtur Gjergji Elmazi, i cili dyshohet të ketë humbur jetën. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gent: 29/11/2018 14:25

    Do hedhur ne gjyq arrsh nga prinderit e viktimes.nqs barrierat do ishin ne vendin e duhur asht sic i paguajne taksat edhe prinderit e te ndjerit mund te ishte shmangur Aksidenti fatal.

    Përgjigju
  • alb: 29/11/2018 12:42

    nq.se urra do te kishte bariera mbrojtese aksidenti ne fjale mund te ishte shmangur ......sa keq ...Ngushellime familjes

    Përgjigju
    • Fraiku: 29/11/2018 13:43

      Nuk te mban bariera o Albi jooo... Ngushellime familjes dhe keqardhje e madhe se qenka shume i ri. Ecni me kujdes, asgje nuk ju nxiton.

  • Fredi: 29/11/2018 09:49

    O njerëz, mblidhni mendjen, kur doni të pini, lerini makinat. U thoni miqve tuaj të vinë tu marin ose merni taksi. Alkoli dhe makina janë dy gjëra absolutisht të kundërta dhe nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Po kaq injorancë xhanëm?

    Përgjigju
  • Erik: 29/11/2018 09:24

    Ngushellime familjes dhe te afermve. E trishtueshme te largohesh nga jeta per pakujdesi te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin