Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit raportohet se një vajzë ka mbetur e plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.