EMRI/ Aksident në aksin rrugor Librazhd - Qafë-Thanë, humb jetën vëllai i kryetarit të PD-së në Librazhd

Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Qaf Thanë, i ka marrë jetën 45-vjeçarit, Ardian Vreto. Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip "Benz" me një makinë tjetër tip "Ford", si pasojë Ardian Vreto që drejtonte 'Ford-in', ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit.  Si pasojë e peërplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur edhe çifti i bashkëshortëve Adnan dhe Frida Sofa dhe një person tjetër.

Foto nga aksidenti

I ndjeri Ardian Vreto është vëllai i kryetarit të PD-së në degën e Librazhdit, ndërkohë që ka qenë edhe punonjësi i policisë së Librazhdit.

Ndërkohë në vendin  e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policia të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. 

Viktima Ardian Vreto

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Humbi vëllanë në aksident, kryetari i PD-së në Librazhd bën dedikimin prekës: Ku po shkon...

1579903290_bujar1.jpg
Kryetari i Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vreto ka bërë një reagim prekës për humbjen e vëllait të tij, Ardian Vreto. Ky i fundit humbi jetën pas një aksidenti tragjik në afërsi të Pishkashit.

"Ardian ku po shkon vëlla. Ne jemi të tre, pse Zot, pse Zoti të mori pranë vetes" shkruan Vreto.

/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Me 14 muaj punë, gjyqtarja që liroi Fjolla Morinën merr zakonet e 'drejtësisë së vjetër'! A është kjo drejtësia e re që prisnit?

Komento

Komente

  • YYY: 25/01/2020 09:28

    Zoti u dhashte force! Ngushellime!

    Përgjigju
  • Bruno: 25/01/2020 08:11

    "Forca te shumta policie" shqipetare vdesin perdite ne aksidente por masat meren vetem per njerezit e medhenje.

    Përgjigju
  • Ngushellime Families: 25/01/2020 03:59

    Pastaj nuk e Si pse Jane kaqe trishtues njerezimi Kure vdesin ne ngjarje te Tilla...Fundja ne Jeten e dyte simbas Biblave dhe Kuranit apo dhe Fehve te tjera,, Njerezit do te kene nje Jete te pavdekshme ! dhe do Jetojne pergjithmone ,,,ku sdo te kete me vdekje ..

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/01/2020 18:57

    U shojten shqiptarët nga 3-5-7 në ditë vdesin nga aksidentet e atentatet. Sa keq, as në nje vend me 90 miljone banore nuk vdesin kaq në ditë. Bajgeri gjynah!

    Përgjigju
  • Ajo: 24/01/2020 18:14

    Ngushellime familjes!!! Teper i ri :(

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Ti më shpëtove nga koma', Navalny nga spitali dedikim romantik për bashkëshorten në 20-vjetorin e martesës