Aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër, plagosen 5 persona! Mes tyre një fëmijë 9 vjeç

Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure (25 nëntor) në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës.

Dy automjete janë përplasur e për pasojë janë plagosur 5 persona. Një kamionçinë, e cila vinte nga një rrugë dytësore i ka prerë rrugën një makine tip "Toyota" me targa greke.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, kamionçina ka hyrë në rrugë pa sinjal duke shkaktuar dhe përplasjen e makinës.

Në automjetin që vinte nga Greqia ishin një çift bashkëshortësh nga Fieri me fëmijën e tyre, gjyshin si dhe tezen e fëmijës.

Të pesë të lënduarit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që njëri prej të lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është shtruar në ranimacion me plagë të rënda.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në afërsi të fshatit Krahës në Tepelenë. Më herët gjatë ditës së sotme një i moshuar ka humbur jetën pasi një furgon e ka shtypur duke i shkaktuar plagë  të rënda që i shkaktuan vdekjen. Bedri Hoxha, 67 vjeç, ka humbur jetën pasi u shtyp nga furgoni në pronësi të djalit të tij.

Djali i viktimës parkoi furgonin para shtëpisë, por harroi të ngrinte frenat e dorës. Kjo bëri që mjeti të lëvizte mbrapsht për shkak se ishte dishezë e madhe.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Koronavirusi/ Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat kufizuese. A jeni dakort me vendimin?

Komento

Komente

  • Klei: 25/11/2020 21:58

    sa ankth m ngjallin kto fotot shum

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Nota franceze dhe mllefi shqiptar me vaksinat