Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Një autobus, me drejtues P.G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Si pasojë është lënduar njëri prej pasagjerëve të autobusit B.D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK