Aksident në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, 'Fordi' përplaset me trafikndarësen (VIDEO)

LUSHNJE- Aksident në autostradën Lushnje-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Golem. Një mjet tip "Ford" me targa AA 678ZE i drejtuar nga një 30- vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrierat e hekurta anësore dhe me trafikndarësen.

Aksidenti i regjistruar rreth orës 8.30 të mëngjesit ka vetëm dëme materiale ndërsa një nga katër udhëtarët është dërguar në spital me lëndime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

 Sipas policisë në vendngjarje drejtuesi i automjetit ka gabuar duke u fërkuar me barrierat anësore, por ka kaluar pa probleme serioze për shëndetin e drejtuesit të mjetit por edhe bashkudhëtarëve të tij.

Theksojmë se në këtë segment të autostradës aksidentet janë të shumta për shkak të humbjes së vëmendjes si edhe shpejtësisë sipër normave të lejuara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum