Aksident në Elbasan, përplasen dy kamionë në fshatin Bradashesh! Plagoset shoferi nga Kosova

Aksident në Elbasan, përplasen dy kamionë në fshatin Bradashesh! Plagoset shoferi nga Kosova

Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në oborrin e firmës "Kurum", në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku dy kamionë janë përplasur me njeri-tjetrin.

Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një kamion, me drejtues shtetasin kosovar N. I., 56 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.

Për shkak të goditjes, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi kosovar, i cili ka qenë në afërsi të kamionit.

56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. I. po kryhen veprimet procedurale.  

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier, Azgan Mërnica

Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier, Azgan Mërnica