Aksident në Elbasan, përplasen "kokë më kokë" dy automjete, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Elbasan, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Shijon, ku drejtuesi 16 vjeçar me inicialet I.N ka humbur kontrollin e automjet me targa AA 657 UY duke dalë nga korsia dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër tip “Golf6 ”, me drejtues shtetasin B.K., 29 vjeç. Gjithashtu bëhet e ditur që të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Mësohet se 56 vjeçarja V. K me inicialet është transportuar drejt spitalit  të Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar dhe fraktura.

Dyshimet paraprake të policisë janë se shkak është bërë rruga me lagështirë dhe reshjet, ndërsa po hetohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:


Në aksin rrugor Elbasan -Tiranë , në fshatin Shijon, Elbasan , mjeti me targa AA 657 UY, me drejtues shtetasin I.N., 16vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin me targa AA 492 UG, me drejtues shtetasin B.K., 29 vjeç, banues në Peqin.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, shtetasja V.K., 56 vjeçe, banuese në Peqin e cila ishte pasagjere në mjetin me targë AA 492 UG, si dhe është dëmtuar shtetasi L.F., 17 vjeç, banues në Tiranë i cili ishte pasagjet në mjetin me targa AA 657 UY, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

 



 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taipi: 15/12/2018 22:12

    Pse nuk tregoni kush esht ?

    Përgjigju
  • loni: 15/12/2018 18:41

    po si ka mundesi 16 vjec dhe qarkullon pa problem ai shtet muti duhet fut ne burg dhe ky spordhjaku dhe baba qe do jete me ndonje post normale qe leviz kaculi keshtu. mos i rent per pjes njeriu po atij kaculit tja q... ropt ta vrisje me ndonje leve aty ne vend plera merr ne qaf te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939