Po ktheheshin nga një gëzim familjar, aksidentohet makina, një i vdekur, dy të plagosur në Fier (EMRAT)

FIER-Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Traumës. Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40 në autostradën Levan–Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh mjeti tip "Hyundai" që drejtohej nga 25-vjeçari Klevis Banavia banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, 27-vjeçari Emirjon Hallidri banues në Burrel, ndërsa janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë pasagjerja Elsa Meskurti 21 vjeçe banuese në Mat dhe shoferi Klevis Banavia. 

Report Tv siguroi pamjet e të plagosurve në spitalin e Fierit ku morën ndihmën e parë, ndërsa më pas u transportuan në Tiranë. Tre personat e afërt me mes tyre po ktheheshin nga një gëzim familjar në Përmet. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë