Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë tek Trauma 21 vjeçari (EMRI+FOTO)
Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan dhe për pasojë ka humbur jetën 21 vjeçari Klajdi Hatia, pasi u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet në gjendje të rëndë.
Fier-Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan.
Një automjet tip Renault është përplasur me një motor rreth orës 13:25.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Klajdi Hatia, i cili u transportua tek Spitali i Traumës në kryeqytet, por nuk mundi t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë në Komisariat është shoqëruar shoferi i makinës Manol Çepele.
“Rreth orës 13:25, në aksin rrugor "Fier-Vajkan", shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme” informoi sot policia.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se motori është shkatërruar thuajse plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
FOTO/ Po udhëtonte me motor, kur humbi jetën pas përplasjes me makinën! Ja kush është 21 vjeçari
Klajdi Hatia, 21 vjeçari që humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një automjet
Gazetarja e Report Tv, Marsela Topi ka siguruar foton e të riut 21 vjeç që humbi jetën sot në mënyrë tragjike pas një aksidenti në aksin Fier-Vajkan.
Klajdi Hatia u aksidentua pasi po udhëtonte me motorin e tij, kur u përplas nga një automjet, i cili u shoqërua në Komisariat.
Pas përplasjes i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Por pas disa orësh nuk mundi t'iu mbijetojë plagëve duke humbur jetën.
Ngushellime familjes. Duket qe makina I ka prere rrugen por dhe o ndjeri ka qene shpejt dhe ndoshta pa kaske mbrojtese. Shikohet sot 90% e motorristeve me Motorrad te medhenj nuk mbajne kaske mbrojtese. Vetem ndonje hallexhi qe do ti shpetoje gjobes ose turista jane ato qe mbrohen
Përgjigju
koli: 03/11/2024 05:18
NGUUSHELLIME FAMILJES,,,,kaq djale i ri,,,gjynah prej zotit,,,,ta humbesh jeten ne lulen e rinise,,,,shume keq na vjen,,,si mund te ndihen prinderit e tij,,,por keshillojini te rinjte,,motorri do kujdes,,,,ne qytet jo me shume se 30 km ne ore....jashte qyteti jo me shume se 70km/ore....sepse nuk kemi rruge per te ecur me shume....
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
KQZ
84.7%
Partitë
8.8%
Nuk e di
6.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
Ngushellime familjes. Duket qe makina I ka prere rrugen por dhe o ndjeri ka qene shpejt dhe ndoshta pa kaske mbrojtese. Shikohet sot 90% e motorristeve me Motorrad te medhenj nuk mbajne kaske mbrojtese. Vetem ndonje hallexhi qe do ti shpetoje gjobes ose turista jane ato qe mbrohen
PërgjigjuNGUUSHELLIME FAMILJES,,,,kaq djale i ri,,,gjynah prej zotit,,,,ta humbesh jeten ne lulen e rinise,,,,shume keq na vjen,,,si mund te ndihen prinderit e tij,,,por keshillojini te rinjte,,motorri do kujdes,,,,ne qytet jo me shume se 30 km ne ore....jashte qyteti jo me shume se 70km/ore....sepse nuk kemi rruge per te ecur me shume....
Përgjigju