Aksident në hyrje të Peqinit, plagosen 3 persona! Në Shkodër makina përplas këmbësoren, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Peqinit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje teksa mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident u përfshinë një mjet tip "Benz" dhe një makinë tip "Honda". Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

"Në askin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip " Benz", me drejtuese shtetasen K.R., 35 vjeçe, është përplasur me mjetin tim "Honda", me drejtues shtetasin I.Y., 45 vjeç. Si pasojë e  aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J.R., pasagjere në mjetin tip "Benz", të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën" - njofton.

Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kalimtarja e cila mbeti e plagosur u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për ndalimin e tij.

"Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar" - njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer