Aksident në Kardhiq-Sarandë, raportohet për të plagosur! Bllokohet qarkullimi i automjeteve

Aksident në Kardhiq-Sarandë, raportohet për të plagosur! Bllokohet qarkullimi i automjeteve

Pamje nga aksidenti në Sarandë dhe trafiku i shkaktuar

SARANDË- Një aksident është raportuar mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 11:10 në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar. Një automjet tip 'BMW' është përplasur me një automjet tip 'Benz', kjo e fundit me pasagjerë 3 të mitur.

Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, është shkaktuar një radhë e gjatë automjetesh në këtë aks.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:04
VIDEOLAJM/ Aksidenti në Kardhiq-Sarandë 'paralizon' rrugën! Radhë të gjata automjetesh

 

Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Kardhiq-Sarandë ku raportohet për të plagosur. Si pasojë, e aksidentit është shkaktuar një radhe e gjatë automjetesh në këtë aks.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/08/2022 11:18

    Kjo rruga si e pambaruar me duket ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri