Përplasen dy makina me motorin në Lezhë, plagosen burrë e grua dhe këmbësorja! Pamjet e aksidentit

LEZHË- Gjatë orëve të para të mbrëmjes së ditës së sotme ka ndodhur një aksident në hyrje të qytetit të Lezhës, ku janë përfshirë dy automjete dhe një motor.

Për pasojë janë lënduar tre persona,  burrë e grua që udhëtonin me motor dhe një këmbësore që po kalonte rastësisht në trotuarin e ndodhur aty pranë. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës ku gruaja mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Makina e bardhë tip "Benz" ka përfunduar në trotuar duke u dëmtuar në pjesën e përparme.

Pamjet e aksidentit të sjella nga Report Tv tregojnë motorin e përmbysur bashkë me çantën dhe shapkat e gruas që ishte duke udhëtuar bashkë me bashkëshortin e saj. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar përgjatë superstradës e në hyrje të qytetit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar gjendjen. Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit që shkaktoi tre të lënduar, ku gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se gjatë mesditës së sotme, një aksident tjetër ka ndodhur, ku janë përfshirë dy makina e një motorrr, ku tre persona mbetën të plagosur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Pamje nga aksidenti

Pamje nga vendngjarja, motori i përmbysur

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 08/07/2020 21:26

    Eshte aksidenti i dyte i rende per sot ne lezhe ku perfshihen dy mjete dhe nje motorr. Ku po shkoni o njerez se po merrni familje ne qafe.duhet me i ba rregullat me te forta e me i plas mrena per tentative vrasje kto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon