Aksident në Librazhd, 'shoferi i ri' përfundon në përrua, qytetarja nxjerr tre të rinjtë nga uji (FOTO)

LIBRAZHD-Një makinë me targa "AA 518 BC" si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga duke përfunduar në përroin e Shesë mesditën e sotme. Nga aksidenti mbetën të plagosur tre të rinj, shoferi dhe dy pasagjerët;  S. M. 20-vjeç, L. M. 28-vjeç dhe E. M. 18-vjeç.

Një qytetare që ka qëlluar në atë moment pranë vendit të ngjarjes është futur në përrua duke nxjerr të lënduarit, që më pas u transportuan në spital, raporton gazetarja e Report Tv Tatiana Xhahysa. Drejtuesi kishte pak kohë që kishte marrë makinën, pasi në xhamin e pasmë kishte vendosur një tabelë 'shofer i ri'.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Covid-19, a e përballojmë dot një mbyllje të dytë?

Komento

Komente

  • Kafsha: 23/01/2020 07:32

    Nuk ishte qytetare ajo qe i shpetoi por fshatare. Librazhdi nuk eshte qytet por fshat!

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 22/01/2020 16:28

    Late nam !! Edhe shofer i ri edhe me shpejtesi. Makinen e shkaterrove plotesisht, plus mos marresh ndonje gjobe dhe demtove veten dhe te tjeret. Skandal

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Tërmet, tërmet'...shikoni sa të forta kanë qenë lëkundjet në Turqi (VIDEO)