Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e një shtëpie! Plagoset shoferja (VIDEO)

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Bulqizë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Qafë e Buallit-Pishat, pjesë e Rrugës së Arbrit, në vendin e quajtur Vajkal, ku një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese pranë rrugës.

Për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës