Aksident i rëndë në shëtitoren e Pogradecit, përplasen dy mjete plagoset këmbësori (EMRI+VIDEO)

POGRADEC- Një aksident është raportuar në shëtitoren e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur këmbësori Denis Selko i cili ishte duke kaluar në rrugë në momentin e aksidentit. I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar gjë.

Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Në përditësim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Pamje të rënda, këmbësori plagoset në shëtitoren e Pogradecit! Qytetarët mblidhen te i lënduari, rruga mbulohet nga gjaku 

 

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në shëtitoren e Pogradecit ku përplasja e dy mjeteve ka shkaktuar plagosjen e një kalimtari. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, goditja ka qenë e fortë çka ka bërë që shëtitorja të mbulohet nga gjaku i të plagosurit të cilit i janë mbledhur disa qytetarë për të dhënë ndihmën e parë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 10/08/2022 12:27

    Patjeter qe do te ndodhte nje aksidebt i tille, sepse sic duket nga pamjet, gjysma e rruges bllokohet nga makinat e parkuara ne rruge dhe njeri nga trotuaret u eshte dhene ne perdorim lokaleve dhe eshte i bllokuar qarkullimi i lire per qytetaret. Organet tatimore te bashkise nuk duan ta shohin kete habdikap. Aksidentohet qytetari, se nuk ka te lire kalimin ne anen tjeter te trotuarit ku i duhet te kaloje per ne supernarket apo ku te kete nevoje. Kjo nuk duhet toleruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët