Një aksident rrugor  me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30 në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në Bërdicë.

Uniformat blu informojnë se një makinë e drejtuar nga një 61-vjeçar është përplasur me një motor që drejtohej nga një i ri 25-vjeç.

Viktima është identifikuar si Xhevahir Maksuti, ndërsa drejtuesi i mjetit është në spital.

Siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Ergys Kavaja automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.