Aksident në Tapizë të Fushë Krujës, përplasen 2 automjete, ndërron jetë 60-vjeçari! Plagosen 2 persona

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tapizë të Fushë Krujë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 22:00, ku u përfshinë 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 60 vjeçari i identifikuar si Qemal Shabani, ndërsa mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

Foto nga vendi i ngjarjes
 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia