Aksident në Vlorë pa të lënduar, historia 'komike' që fshihet pas saj

Aksident në Vlorë pa të lënduar, historia 'komike' që fshihet pas saj

VLORË-Disa të rinj janë përfshirë në një aksident, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Megjithatë, pas kësaj ngjarje, qëndron një histori paksa komike. Policia pasi kishte marrë njoftimin, mbërrin menjëherë në vendin e ngjarjes, por brenda në makina nuk gjen askënd. Makina ishte e marrë me qira nga disa të rinj, të cilët pas aksidentit ishin larguar nga vendngjarja.

Mësohet se të po lëviznin me makinën që nuk ishte në pronësi të tyre në zonën e njohur si 'Pylli i Sodës' dhe më pas janë përplasur me një pemë, e për pasojë mjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale. Me qëllimin për të mos paguar dëmshpërblimin, të rinjtë janë larguar nga vendi i ngjarjes, por kjo "arrati" nuk i ka zgjatur për shumë kohë.

Mesa duket ata e kishin "harruar" që kishin paraqitur mjete identifikimi përpara se të finalizonin marrjen e automjetit, çka bëri që ata të identifikoheshin lehtësisht nga uniformat blu.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 15/05/2019 14:12

    E ku ishte per te qeshur ketu? Me idiot se gazetaret sjane ata cunat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan