Aksident rrugor përballë kryesisë së Kuvendit/ Makina përplas biçikletën dhe largohet, i plagosuri mbetet mes 4 rrugëve

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në kryeqytet, pranë Kryesisë së Kuvendit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Siç mund ta shihni në pamjet që Report Tv sjell, i plagosuri ka mbetur në rrugë për shkak të plagëve të marra.

Në ndihmë i ka ardhur policia rrugore dhe disa kalimtarë të rastit, teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca.

Nuk dihet ende identiteti i tij dhe gjendja shëndetësore, teksa po punohet për kapjen e autorit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit