Aksident te 'Rruga e Elbasanit', 'ML'-ja përplas motoçikletën, një i lënduar rëndë (VIDEO)

TIRANË - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele te "Rruga e Elbasanit" në kryeqytet. Ka qenë një automjet tip "Benz ML" që ka përplasur një motoçikletë pranë kryqëzimit të Liceut Artistik. Report Tv ka siguruar pamjet e këtij aksidenti, ku siç duket i plagosuri ndodhet i shtrirë në rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë që ka bërë shoqërimin e të lënduarit drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. 

Gjithashtu, në pamjet që sjell Report Tv, automjeti tip "Mercedes Benz ML" ka pësuar dëmtime të shumta çka tregon se përplasja me motoçikletën ka qenë e fortë. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë