Aksident tragjik në Fier/ Benzi ‘futet nën rrotat’ e kamionit, humb jetën infermieri 30-vjeçar

FIER- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku një i ri ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur "Portëz".

Mësohet se makina ku po udhëtonte 30-vjeçari është përplasur me kamionin, duke i marrë tragjikisht jetën. Viktima është identifikuar si Klement Basha 30 vjeç, infermier në spitalin e Fierit, ndërsa shoferi i kamionit Bardhi Spahia është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. 

1611775512_KlementBasha.jpg

Viktima Klement BASHA

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë ‘Benzi’ ku udhëtonte viktima është shkatërruar plotësisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Aksidenti i rëndë, 30 vjeçari që ka ndërruar jetë ishte infermier në spitalin e Fierit

30 vjeçari Klement Basha që ka ndërruar jetë ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur "Portëz" ka qenë infermier i spitalit të Fierit.

Në një postim të spitalit të Fierit thuhet se Klement Basha, u nda nga jeta në moshë fare të re, por do të kujtohet gjithmonë për pasionin e përkushtimin, zellin e profesionalizmin që e karakterizonte.

Klementi ishte pjesë e pavionit të Patologjisë. Ai iu bashkua stafit të Spitalit të Fierit në dhjetor të vitit 2019 pas përfundimit të studimeve për Infermieri të Përgjithëshme dhe master profesional në Infermieri Kirurgjikale.

Ora 08:14
Aksident të Rruga e Kombit/ Përplasen 2 makina me targa të Kosovës, 2 të plagosur (VIDEO)

Përplasja e 2 automjeteve përgjatë rrugës së Kombit në afërsi të Fangut ka shkaktuar plagosjen e dy personave të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.

Dy automjetet me targa të Kosovës janë përplasur njëra me tjetrën si pasojë e një parakalimi të gabuar të njërit prej drejtuesve të makinave.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/01/2021 21:54

    Kamioni nuk eshte thjesht kamion,por kamion-cisterne.Mendoj qe fajin e ka viktima.Pozicioni i perplasjes,te jep pershtypjen qe Benzi ndoshta ka tentuar t'i dale perpara,ndoshta ka tentuar te hyje ne kthese.Po te vereni gjurmet qe kane lene rrotat e cisternes ne fotot:3,4,6,7,duket qe shoferi i cisternes,eshte kapur ne suprize dhe ne nje tentative per te evituar perplasjen ,ka frenuar menjehere,rendshem(gjurmet e ferkimit te rrotave jane shume te qarta),me nje perpjekje per t'u spostuar anash duke rrezikuar te perfundonte dhe vete ne kanalin anesor.Me ate shpejtesi, qe ka patur Benzi,po te ishte perplasur 1-2 m me tutje me cisternen,do ishte krijuar nje skene ferri.Cisterna do kishte shperthyer ne flake,po keshtu dhe Benzi e gjithecka rreth tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi