Aksident tragjik në Fushë-Kuqe të Kurbinit, përplasen 'kokë më kokë' dy mjete! Humb jetën 2-vjeçari, plagosen prindërit e tij (VIDEO)

FUSHË KUQE- Një aksident tragjik është raportuar pak minuta më parë në kryqëzim të Fushë Kuqes në Kurbin. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve ka ndërruar jetë një 2-vjeçar. Shoferi Endri Toma është shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë. 

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:00 të së martës në rrugën dytësore Laç-Fushë Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushë Kuqes". Në këtë aksident u përfshinë dy automjete tip "Benz" me drejtues, Albin Rexhepi dhe mjeti i Endri Tomës.

Rexhepi ishte në mjetin e tij së bashku me gruan Imelda Rexhepi dhe fëmijën e tyre 2 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje. I mituri gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në disa pjesë të trupit, ndërsa mbeten të plagosur dhe dy prindërit e tij.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt në Spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e Qarkut të Lezhës, me një bilanc 1 i vdekur dhe 4 të plagosur.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 24/01/2023 18:59

    Sa idiota jeni mor jahu,ngelet tu vdek e tu mar njeres pa' lidhje me qafe,kokrrat e budallejve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

I jashtëzakonshëm Vedat Muriqi i shënon super gol Real Madridit (VIDEO)

I jashtëzakonshëm Vedat Muriqi i shënon super gol Real Madridit (VIDEO)