Aksident tragjik në Greqi, u përplasën me kamionin! Humb jetën çifti nga Saranda, lanë pas 3 fëmijë (FOTO)

Aksident tragjik në Greqi, u përplasën me kamionin! Humb jetën çifti nga Saranda, lanë pas 3 fëmijë (FOTO)

Çifti shqiptar dhe foto nga aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së martës në Greqi në rrugën nacionale të Patra – Pyrgos. 24 orë pas ngjarjes mësohet se kanë humbur jetën çifti nga Saranda, Eleni Çakuli, 43 vjeç, nga fshati Çaush, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç.

Ata u përplasën me një kamion dhe u dërguan me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk i mbijetuan plagëve të rënda. Ata kanë lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.

Mësohet se nga përplasja e fortë, 44-vjecarja ka dalë nga makina dhe ka përfunduar në një cep të rrugës, ku është marrë nga urgjenca për t’u dërguar në spital. Cifti punonte prej vitesh në Amaliada, ku kishin një kafene.

Nga aksidenti, i plagosur ka mbetur edhe 70-vjeçari drejtues i kamionit. Në pamjet nga aksidenti duket se makina me të cilën udhëtonte çifti shqiptar është shkatërruar plotësisht ndërsa kamioni është përmbysur në rrugë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës