Aksidente të njëpasnjëshme në Elbasan, Korçë dhe Pogradec, 1 i vdekur 4 të plagosur (FOTO)

Aksidente të njëpasnjëshme në Elbasan, Korçë dhe Pogradec, 1 i vdekur 4 të plagosur  (FOTO)

Pamje nga aksidenti në Pogradec

Tre aksidente kanë ndodhur brenda një harku të shkurtër kohor ditën e sotme në Korçë, Pogradec dhe në Elbasan, ku një 62-vjeçar ka ndërruar jetë dhe katër qytetar kanë mbetur të plagosur.

Report Tv raporton se një aksident është shënuar pak minuta më parë në unazën e qytetit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur dy mjete e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas. Mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës.

Pamje nga aksidenti në Korçë

Sakaq një aksident tjetër ka ndodhur në Pogradec, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht. Nga të dhënat parapraket raportohet se janë përplasur një mjet me një motorr. Të dy drejtuesit janë dërguar në spital gjendja e të cilëve ende nuk bëhet e ditur, ndërkohë policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Pamje nga aksidenti në Pogradec

Po ashtu një tjetër aksident ka ndodhur në unazën e qytetit Elbasan, pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer, ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili është dërguar në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Pamje nga aksidenti në Elbasan

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:44
U përplas nga traileri, ndërron jetë në spital 62-vjeçari në Elbasan

62-vjeçari i cili u përplas nga një trailer mesditën e sotme në Elbasan ka ndërruar jetë. Report Tv raporton se drejtuesi i biçikletës nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

‘Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan,  pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer, ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç.  Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’- njoftonte policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 03/03/2021 19:00

    Policia rrugore me keto asidente ka dale jasht loje per paaftesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik