Aksidentet në bregdet, policët kufitarë të Vlorës dalin në patrullim me 'jet ski'

Policia Kufitare e Vlorës këtë vit ka nisur monitorimin e vijës bregdetare edhe me 'jet ski', për shkak të aksidenteve të shumta në sezonet e kaluara.

18 'jet ski' (motorë uji)  janë në patrullim në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë si dhe  6 mjete lundruese. Njëkohësisht nga policia kufitare 10 grupe do te jene ne terren nga toka.

Deri me tani janë vendos 17 masa administrative duke nis nga gjoba deri në bllokim te mjeteve lundruese, bën të ditur policia.

Rëferuar masave për sezonin turistik mjetet lundruese duhet të qëndrojnë deri 300 metra larg bregut.

Ndërsa janë krijuar korridore të veçanta për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese. Vija bregdetare e qarkut të Vlorës nga grykederdhja e lumit Vjose deri në Ksamil eshte 183 km. 

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 17/06/2024 17:48

    Duam te bejme turizem por nuk dijm si ta menaxhojm bregdetin. Plazhe te pambrojtura pa vrojtues pa tabela, bregdeti pa tapat kufizuese ku kufizon notaret por dhe mjetet lundruese. Keshtu qe shteti ka zgjedhur menyren me te lehte gjobit kedo qe del ne det

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Çollaku i PD sulmon Metën: S’i takon t’i japë leksione demokratëve, në protestë ishte i ftuar, jo zoti i shtëpisë

Çollaku i PD sulmon Metën: S’i takon t’i japë leksione demokratëve, në protestë ishte i ftuar, jo zoti i shtëpisë