Eksperti për sigurinë rrugore në Report Tv: S'kemi institucion që të merret me hetimin e aksidenteve! Kodi jonë Rrugor më penalizuesi në Europë

Aksidentet rrugore, vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Në raportin më të fundit të publikuar nga INSTAT, gjatë muajit shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, numri i aksidenteve është rritur me 14,3 %. Sipas INSTAT shkak i aksidenteve janë bërë sjelljet e pa përgjegjshme të drejtuesve të automjeteve. Për ekspertin e sigurisë rrugore Mamir Hodo, në vendin tonë nuk ka një institucion që të hetojë aksidentet rrugore si dhe pse ndodhin ato.

‘Kanë ndodhur aksidente me pasoja fatale. Aksidentet rrugore paraqesin problemin më esencial për një shoqëri sikurse është edhe shoqëria jonë. Problemet me sigurinë rrugore është një problem kompleks në të cilin ndërthuren një sërë faktorësh në të cilin janë rruga dhe siguria e tyre, kultura dhe aftësia e drejtuesit të mjetit si dhe përgjegjësia e strukturave që monitorojnë trafikun. Ne nuk hetojmë aksidentin në detaje. Deri tani jemi marrë më lexim statistikash. Nuk kemi një institucione që të hetojë aksidentet rrugore si dhe pse aksidenti ndodhi. Në nuk do të kemi siguri rrugore ashtu siç pretendojmë nëse nuk kemi hetim. Kemi probleme dhe me menaxhimin e aksidenteve të ndodhura.’- tha Hodo.

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Mamir Hodo në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ u shpreh se vendi ynë ka Kodin Rrugor më penalizues në Europë. Sipas Hodos ne nuk do të bëjmë përparime para në aspektin e sigurisë rrugore në ashpërsojmë Kodin Rrugor, por vetëm në rast se kemi edukatë rrugore.

'Nuk kemi një strategji për aksidentet. Drejtuesit e mjeteve janë problemi kryesor kemi probleme me menaxhimin e të dhënave të aksidenteve.  Mos të kalojmë në ekstrem. Studimet i kemi të sakta. Ne bëjmë shumë gjëra në letra, por nuk u shkojmë gjërave deri në fund. Do të ndikojë për sigurinë rrugore. Kjo nuk do të thotë që e bëmë këtë ndryshim të kodit rrugor dhe do të kemi siguri në aksidente. Edhe një mjet me 1200 kubik duhet të kemi parasysh, se nëse do të qarkullojnë me një mjet të tillë zotëron një energji kinetike potenciale me pasoja tragjike. Te ndryshojë strategjia për drejtuesit e rinj të automjeteve. Duhet të kemi parasysh që mos të kalojmë në ekstreme dhe në gjëra. Kodi rrugor i RSH është kodi më penalizues në Europë, nuk do të na çojë më para në sigurinë rrugore, por do të na çojë para edukata rrugore.’- u shpreh Hodo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/03/2023 01:01

    Z.ekspert,mund te kemi kodin rrugor me te ashper ne Evrope,por ama kemi dhe shoferet me budallenj ne bote,sepse me kete ashpersi, qe per mua nuk eshte mjaft dhe prape s'ka dite pa ndodhur aksidente e sidomos te rende,atehere ose nuk kuptojne,ose nuk vene mend,se sa per edukate,njerez qe s'thone,ose mezi thone miremengjes,naten e mire,me fal e faleminderit rregullisht,qe jane normat baze te edukates,mos prit te sillen mire ne trafik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja