Aksidentet në shtëpi/ Të gjitha rregullat e sigurisë për fëmijët

Aksidentet në shtëpi/ Të gjitha rregullat e sigurisë për fëmijët

Foto ilustruese

Një numër alarmant statistikash tregojnë se aksidentet janë shkaku numër një i vdekjeve për fëmijët e vegjël. Shumica e aksidenteve ndodhin si rezultat i kuriozitetit normal dhe të shëndetshëm që karakterizon fëmijët, mirëpo ka momente kur ky kuriozitet është i dëmshëm dhe me pasoja të rënda për ta. Psikologët Jerry Wyckoff dhe Barbara Younell, në librin e tyre “Disiplina pa bërtitje dhe pa dhunë”, paraqesin listën e masave mbrojtëse që prindërit duhet të marrin për të shmangur aksidentet në shtëpi!

Mbajini gjithmonë thikat të mbyllura në vende që janë larg fëmijëve.

Instaloni bravë sigurie në çdo dollap apo sirtar që përmban sende të rrezikshme.

Mbuloni prizat që nuk po përdorni me kapak plastik të projektuar posaçërisht për këtë qëllim.

Hiqni kordonët zgjatues të papërdorur.

Vendosni mobilje të rënda përpara prizave në përdorim ose instaloni shufra të posaçme mbrojtëse, të cilat e pengojnë fëmijën të tërheqë kabllon nga priza.

Mobiljet e mëdha, mbi të cilat një fëmijë mund të ngjitet dhe të rrëzohet, duhet të fiksohen mirë në mur.

Ruani materialet e rrezikshme dhe sendet shtëpiake si detergjentë, brisqe, shkrepse dhe ilaçe në dollapë të mbyllur.

Nëse keni një oxhak, instaloni një ekran mbrojtës.

Përdorni gjithmonë një ndenjëse të veçantë për fëmijët.

Kontrolloni dyshemetë për objekte të vogla që fëmija juaj mund të gëlltisë.

Instaloni një derë sigurie me hekura në fund të shkallëve për të parandaluar që fëmija juaj të ngjitet dhe të luajë në shkallë.

Asnjëherë mos e lini fëmijën tuaj vetëm në tavolinën e ndërrimit, vaskën, divanin, karrigen e lartë, dyshemenë ose makinën.

Vendosini objektet e vogla larg fëmijëve.

Mbajeni gjithmonë të mbyllur derën e tualetit. 

Mbani gjithmonë objekte të vogla (karfica, kopsa, arra, karamele, para) larg fëmijëve.

Sigurohuni që lodrat, mobiljet dhe muret të jenë të lyera me bojëra pa plumb. Gjithmonë kontrolloni etiketat e lodrave për t'u siguruar që ato janë bërë nga materiale jo toksike.

Mësojini fëmijës fjalën "djeg" sa më shpejt që të jetë e mundur. Mbajeni larg furrës, hekurit, sistemit të ajrosjes, oxhakut, sobës me dru, skarës, cigareve, çakmakëve dhe filxhanëve me kafe ose çaj të nxehtë.

Asnjëherë mos i lidhni lodrat në krevatin ose kopshtin e foshnjës. Ekziston rreziku që fëmija të mbytet me litar. 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës