Aksidentet në Vlorë, policia kontrolle e postblloqe në rrugët e qytetit! Gjobë disa automjeteve

Aksidentet e shumta gjatë këtyre ditëve në Vlorë kanë bërë që të ketë një numër të madh postblloqesh policie përgjatë gjithë qytetit.

Ditën e sotme, madje edhe në mbrëmje efektivët e policisë kanë ndaluar e gjobitur dhjetra automjete.

Njësia operacionale gjithashtu ka marrë pjesë në këtë aksion ndaj të gjithë drejtuesve të pabindur apo atyre që nuk respektojnë sinjalistikat rrugore.

Madje mëngjesin e djeshëm në ambjentet e komisariatit Vlorë është mbajtur një takim me të gjithë efektivët e rendit e të rrugores në lidhje me aksidentet që përgjakën rrugët e këtij qyteti.

Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar disa aksidentete rrugore në zonën e Vlorës me pasojë vdekje. Më 25 janar humbi jetën efektivi i policisë, Nuri Malaj gjatë një aksidenti ku u përplasën dy makina me njëri-tjetrin.

Ndërkohë më 26 janar ndodhi një aksident në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 25-vjeçarja Anxhela Çapo teksa është arrestuar shoqja e saj e cila drejtonte makinën, 22-vjeçarja Silvi Muha.

Një tjetër aksident ndodhi ditën e djeshme në zonën e 'Ujit të Ftohtë' ku një makinë përplasi një motor e për pasojë u plagos një person.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 28/01/2021 23:24

    Të gjithë vlonjëtët janë të cmendure. Nuk jetohet ne Vlore, na kanë shkaterruar . Duhet me patjeter të instalohet repart policor në mes të Vlores me kontrolle 24 ore në 24

    Përgjigju
  • Tuku: 28/01/2021 22:04

    Te gjithe patenten e kane marre ne shtepi.. nuk e keni idene,ca instruktora ka Vlora. Te hapin barkun,mish,kerma,raki ter diten e dites,dhe vetem lek. Ja keta lloj mostrash kemi. Ti vij turp Shtetit qe nuk merret me kasten e ketyre pisave.. po shpjegimi tabela kur "meson" makinen. Zero as inxhinjera s'ka me! U ka thithur trurin Mishi-Rakia. Ore ca tju them me! Po lere Policia pastaj. Rrine cepave vetem per rrip. Me te rregulltit kepusin me gjoba keta te tjeret!! Po ecja ne rruge Zero,as komunikim midis shoferave asgje. E dine sikur e kane rrigen vetem te tyren,se dine qe duhet te bashkpunojne. Ca te them me! Ore u lodha! Ore nuk mbaroj e budalleqet ketu ter diten.

    Përgjigju
  • Mete: 28/01/2021 21:01

    Ja pjerdhshin. Po policia vete i di regullat e qarkullimit rrugor? Po ti dinte do kishim me shume gjoba per motoret e picave, bicikletave ne krah te kundert, pa drita, te veshur me te zeza naten, parkimet paralel te makinave, makina qe nuk sinjalizojn, etj, etj. Per mos then qe shumicen e ketyre shkeljeve e bejn makinat e policise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut