Në shkurt aksidentet rrugore u rritën 22.7% në raport me të njëjtin muaj të 2023-it. Sipas INSTAT, gjatë muajit të dytë të vitit u regjistruan 108 ngjarje rrugore. Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho i ftuar në Report Tv ngriti problematikën e ecjes me shpejtësi të lartë, ndërsa thotë se sjelljet e dhunshme në rrugë bëhen burim për aksidente.
“Sjellja e dhunshme na sjell vetëm aksidente dhe pasoja në humbjen e jetës. Gjendem në pozitat e parakalimit të një mjeti me 90 km në orë që është në korsinë e djathtë dhe pas meje vjen një mjet tjetër me shpejtësi. Kemi të bëjmë me një sjellje jo normale të drejtuesit që vjen mbrapa”, tha Hasho.
Hasho i bëri thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Rrugore për masa më të ashpra, duke thënë se duhen hequr lejet e drejtimit, pasi “kamikazët në rrugë po na vrasin çdo ditë”.
“Hiqni lejet e drejtimit, kemi në rrugë kamikazë që po na vrasin çdo ditë. Heqja e lejes së drejtimit të bën çeço, se s’do jesh në rrugë dhe do bëhesh njeri për të kuptuar përse nuk jam në rrugë. Ata që po rishikojnë ta marrin, nuk e marrin dot më”, u shpreh Hasho.
Hasho thotë se një problematikë tjetër është përdorimi i celularit në timon. Sa i takon aksidenteve të shkaktuara nga të rinjtë, ai thotë se kanë vetëbesim të tepruar si edhe janë më të ekspozuar ndaj përdorimit të tepruar të alkoolit.
“Kjo ka të bëjë me vetëbesim të tepruar që kemi në mjet. Harrojmë që ka një shpejtësi. Vetëbesimi i tepruar është shkaku kryesor, kjo lloj moshe ka pjesën e përdorimit tej normave të alkoolit”, përfundoi Hasho.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
37%
-
Jo
15.8%
-
Nuk e di
47.2%
Vota total: 6032
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Përdorimi i rripit të sigurisë të shpëton jo vetëm kuletën, por edhe jetën!
19 Mars, 15:47
-
Zaloshnja: Vazhdon ulja e ndjeshme e numrit të vdekjeve rrugore – plot 33.3% në dymujorin e parë
29 Shkurt, 09:00
-
Dyfishohet numri i aksidenteve në janar, eksperti rrugor: Shkak përdorimi i celularit, të rinjtë s’dinë të lexojnë sinjalistikën
21 Shkurt, 14:03
-
Tre aksidente në Korçë! 15 vjeçari në timon, humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga! Pasagjeri i mitur përfundon në spital
14 Janar, 16:16
-
‘Rruga e Elbasanit' rrezik për këmbësorët dhe shoferët! S’ka mbikalim, mbi 200 banorë të zonës kalojnë mbi trafikndarëse: Jemi në mëshirë të fatit
24 Dhjetor 2023, 18:22
-
Eduard Zaloshnja: Kalimtarët po vriten nga pakujdesia e tyre apo nga shoferët e pakujdesshëm?
12 Dhjetor 2023, 17:04
-
Raporti i Eurostat: Veriu i Shqipërisë, një ndër rajonet me aksidentet më të larta me vdekje në Europë
17 Nëntor 2023, 08:09
-
Në shtator u rritën aksidentet, por janë ulur për 9 muajt e parë të 2023-shit! Më pak pasoja në njerëz! 4.5% më shumë përplasje, e shtuna dita e ‘zezë’
17 Tetor 2023, 17:50
-
Përplasen dy makina në autostradën Lushnje-Fier, 3 të plagosur! Kryqëzimi i Savrës, ‘njollë e zezë’ aksidentesh
13 Tetor 2023, 16:48
-
Përgjaken rrugët e Kosovës, në pak orë regjistrohen 5 të vdekur në aksidente
17 Shtator 2023, 09:09
-
Zaloshnja: Teksa automjetet në qarkullim janë shtuar, aksidentet dhe vdekjet e plagosjet e rënda rrugore janë pakësuar
1 Shtator 2023, 11:37
-
‘Fluksi’ i aksidenteve, shefi i qarkullimit në Report Tv: Duhen gjoba më të ashpra për shoferët me telefona e pa rripa
15 Gusht 2023, 21:02
Masat per shkelje te tilla duhet te jene shum te rrepta sigurisht heqje patente dhe burg sepse keshtu disiplinohen kafshet.
PërgjigjuTu hiqet thu duhet te futen ne burg ose te bejne pune te deturuar pastrim rrugesh lyrje shkollash pastrim pusetash Etj
Përgjigju