Aksidenti dje te 'Shkalla e Tujanit'/ Shkon në 2 numri i viktimave, rruga ishte në ndërtim...nën hetim kompania! Arrestohet shoferi

TIRANË- Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur mesditën e së dielës te ‘Shkalla e Tujanit’, duke shkuar në 2 viktima. Report Tv mëson se ditën e sotme ka ndërruar jetë Defa Kaloshi 73-vjeçe, nëna e shoferit, Neki Kaloshi.

Ajo u dërgua ditën e djeshme me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ia doli që t'i mbijetonte plagëve të marra. Vendi ku ndodhi aksidenti është kantier ndërtimi, për pasojë bëhet e ditur se është vendosur nën hetim kompania që po kryente punimet për të zbardhur nëse janë respektuar masat e sigurisë.

Ditën e djeshme ndërroi jetë në vend Hidër Daci 68-vjeç, fqinj i Hoxhës Neki Kaloshi, ndërsa babai i këtij të fundit ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hoxha Neki Kaloshi është vënë në prangat e policisë.  Siç shihet në foton e siguruar nga Report Tv, shoferi ka dalë humbur kontrollin duke dalë nga rruga, duke rezultuar fatale për jetën e 2 personave.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital)", njofton policia.

Makina e aksidentuar 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
Aksidenti te 'Shkalla e Tujanit'/ Kush janë dy viktimat (FOTO)

Dy viktimat Defa Kaloshi dhe Hidër Daci dhe të plagosurit Neki Kaloshi (shoferi) dhe babai i tij

Report Tv ka siguruar fotot e 2 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mesditën e djeshme te 'Shkalla e Tujanit'. Viktima është Defa Kaloshi 73-vjeçe, nëna e shoferit, Neki Kaloshi dhe Hidër Daci 68-vjeç.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia