Aksidenti me 1 viktimë dhe 2 të plagosur në Elbasan, arrestohet shoferi i ‘Volkswagen-it’

Aksidenti me 1 viktimë dhe 2 të plagosur në Elbasan, arrestohet shoferi i ‘Volkswagen-it’

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Elabasn

ELBASAN- Ka rënë në pranga njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksidentin e mbrëmjes së djeshme të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.

Drejtuesi i mjetit i arrestuar është 27-vjeçari me iniciale  E.B i cili duke drejtuar mjetin “Volkswagen” u përplas me mjetin tip “Benz”, ku për pasojë ndërruan jetën drejtuesi i tij, Artor Tufa, 49-vjeç dhe u plagosën 2 pasagjerët.

Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, ku makina tip "Benz" u përplas me "Volkswagen-in "ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i makinës “Benz”, 49-vjeçari Artor Tufa  dhe 2 pasagjerët e mjetit të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë e parë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e Partisë Socialiste evropiane për të përjashtuar Ilir Metën nga Kongresi pas aleancës me Berishën?



×

Lajmi i fundit

Komuniteti Politik Europian, Rama nga Praga: Të bashkuarit, rruga e vetme për të kaluar këtë periudhë krize! Europa në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore

Komuniteti Politik Europian, Rama nga Praga: Të bashkuarit, rruga e vetme për të kaluar këtë periudhë krize! Europa në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore