Aksidenti me pasojë vdekjen në Gramsh, Report Tv zbardh emrat e 8 të plagosurve

Aksidenti me pasojë vdekjen në Gramsh, Report Tv zbardh emrat e 8 të plagosurve

1582416088_Screenshot9.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e 8 prej personave të plagosur nga aksidenti me pasojë vdekjen që ndodhi në fshatin Çekrez të Gramshit mbrëmjen e kësaj të shtune. Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton se 7 nga personat e plagosur, pas rënies së Fuoristradës tip ML nga 100 metra lartësi, ishin shtetas sirianë dhe tjetri, drejtuesi i Fuoristardës, ishte 28-vjeçari Mikel Gjeli, nga Tirana.

Shtetasit sirianë të plagosur janë Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se dy viktimat, po ashtu shtetas sirianë vijojnë të jenë ende në vendngjarje të shtrirë në rrugë, ende të paidentifikuar. Ndërsa, të plagosurit janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Transportonte klandestinë/ Fuoristrada bie 100 m në humnerë në Gramsh! vdesin 2 sirianë, 7 të plagosur! Pranga shoferit (VIDEO)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025  rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre

Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025 rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre