Aksidenti me dy viktima në Rrugën e Kombit në 2022, Apeli shpall të pafajshëm shoferin e makinës Marsel Busho, e liron nga qelia

Aksidenti me dy viktima në Rrugën e Kombit në 2022, Apeli shpall të pafajshëm shoferin e makinës Marsel Busho, e liron nga qelia

Pamje nga aksidenti

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm dhe ka liruar nga qelia 35 vjeçarin Marsel Busho, i cili ishte shpallur fajtor dhe dënuar nga Gjykata e Lezhës me 5 vite burg si shkaktar i një aksidenti të rëndë, ku humbën jetën dy te rinj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne 20 gusht të vitit 2022 rreth orës 2:30 në afërsi të Rubikut, ku mjeti është përplasur me barrierën metalike. Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, mbetën viktima.

Ata po udhëtonin si pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho. Shkak për aksidentin u dyshua se bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35-vjeçarit Busho, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor