Aksidenti në Divjakë, policia arreston drejtuesin e motorit! S'kishte patentë dhe ishte i dehur! Një tjetër në pranga për 'dhunë në familje'

Foto nga aksidenti

Policia ka arrestuar drejtuesin e motorit i cili përplasi një ditë më parë nga pas mjetin tip ‘Volkswagen’ me drejtues L. Z. Për pasojë, u plagos drejtuesi i motorit A.N., 41 vjeç i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri nuk kishte leje drejtimi për motorin, ndërkaq ishte në gjendje të dehur në momentin që u aksidentua në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Sakaq, një 27-vjeçar me inicialet Xh.Dh., ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Çermë Porshk, Divjakë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi motomjetin tip "Yamaha" është përplasur me automjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin L. Z dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhunë në familje" shtetasin Xh. Dh., 27 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha apo Berisha, sipas jush kush e ka mbështetjen e anëtarësisë së PD-së?



×

Lajmi i fundit

John

Bylykbashi-Nikollës: Mos u bëj palë, Kushtetuta është mbi rregulloret e partive! Kryeparlamentarja: S'ka asnjë anësi këtu