Aksidenti në Lushnje, vdes pas 10 orësh në spital e plagosura, arrestohet shoferi

Aksidenti në Lushnje, vdes pas 10 orësh në spital e plagosura, arrestohet shoferi

Foto ilustruese

Pasditen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë njëra nga tre pasagjerët që u plagos nga aksidenti që u regjistrua në orët e para të mëngjesit, 07:20 në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat.

Sipas policisë, 35 vjeçarja me inicialet M.D. ndërroi jetë sot pasdite rreth orës 17:20 në Spitalin e Traumës, pasi plagët ishin të rënda.

35 vjeçarja së bashku me dy pasagjerë të tjerë po udhëtonin në makinën tip “Volkswagen” që drejtohej nga Altin Durra 21 vjeç, banues në Tiranë kur humbi kontrollin duke dalë nga rruga në fshatin Konjat.

Pas aksidentit shoferi u arrestua, ndërsa dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë dëmtime të lehta nga përplasja.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari