Aksidentohet autoblindi në veri të Kosovës, plagosen 8 policë

Aksidentohet autoblindi në veri të Kosovës, plagosen 8 policë

Autoblindi i Policisë së Kosovës i aksidentuar në veri

Tetë policë janë plagosur nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës të premten në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Aksidenti u shënua pak pas orës 20:00, të 13 dhjetorit, në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc. Një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

"Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor", ka thënë Elshani.

Laura Nushi, drejtoreshë e Spitalit të Mitrovicës, ka bërë të ditur se policët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ekipet kujdestare janë mobilizuar dhe është aktivizuar shtabi emergjent dhe kanë reaguar në një veprim të menjëhershëm. Pas ekzaminimeve të bëra, gjendja e të gjithë zyrtarëve policorë mund të themi se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Për ekzaminime shtesë janë dërguar tre prej tyre në QKUK e pesë të tjerë janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se gjendja e tyre 3 policëve të tjerë është stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë. Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë. I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit”, tha ministri i Shëndetësisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Varësi si droga e alkooli, a duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?

Varësi si droga e alkooli, a duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?