Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë në një përplasje mes një automjeti pasagjerësh dhe një autobusi në afërsi të Beogradit ditën e djeshme (12 dhjetor).
Sipas medias serbe RTS, gruaja e cila ka mbetur viktimë e këtij aksidenti udhëtonte me makinën më të cilën u përplas autobusi.
Aksidneti mësohet se ka ndodhur në bypass-in e Beogradit, nga drejtimi i Orlovaçës, rreth orës 17:40.
Autobusi mësohet se ka qenë i linjës Tiranë-Bruksel, ndërsa asnjë pasagjer që udhëtonte me autobusin nuk është lënduar.