Aksidentohet makina e Albin Kurtit, lideri i VV vjen në Tiranë me patrullën e policisë

Aksidentohet makina e Albin Kurtit, lideri i VV vjen në Tiranë me patrullën e policisë

Makina e përplasur me patrullën e policisë

TIRANË- Vizita e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës në Tiranë, Albin Kurti është shoqëruar me një incident.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina me të cilën udhëtonte Kurti është përplasur në autostradën Tiranë- Durrës me makinën e patrullës që e shoqëronte. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, por dëme materiale.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë VV-ja.

"Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim", njofton VV.

Për shkak të dëmtimeve, Kurti ka mbërritur në Tiranë me makinën e patrullës së policisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet