Aksidentohet me makinë në gjendje të dehur, arrestohet i riu në Berat

Foto ilustruese

Një 22-vjeçar është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në Berat. I riu ka shkaktuar një aksident pa pasoja në vendin e quajtur "Rapi", ku është përplasur me një makinë tjetër.

22-vjeçari me iniciale F.Ç. duke drejtuar mjetin e tij tip “BMW” është përplasur me mjetin tip “Range Rover” dhe është konfliktuar me drejtuesin e tij, shtetasin E. Sh.

Menjëherë është njoftuar policia, ku ka konstatuar se i riu drejtonte mjetin në gjenjd etë dehur dhe prandaj shkaktoi aksidentin. Kjo ka çuar në arrestimin e tij.  

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Zingraf: Gjermania iu mbështet për anëtarësimin në BE, por topi në fushën shqiptare