Aksidentoi familjen e Avenir Pekës  
Gjykata lë në burg Uarda Çotën

Aksidentoi familjen e Avenir Pekës  <br />Gjykata lë në burg Uarda Çotën
TIRANË - Uarda Çora drejtuesja e mjetit e cila shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen më 29 dhjetor në unazën e re në tiranë ku humbi jetën djali 11-vjeçari i ish-zv.Ministrit të Brendshëm Avenir Peka do të qëndrojë në burg.

Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Tiranës dhënë ndaj 26 vjecares Cota e cila në hetimet paraprake ka rezultuar si përgjegjëse për tejkalim shpejtësie, mos respektim të sinjalistikës rrugore dhe e dehur gjatë drejtimit të mjetit Mercedez Benz.

Çota ka dalë e vetme para gjykatës ku ka shprehur pednesë për aksidentin dhe është shprehur se në ato pak çaste nuk është në gjendje të kujtojë se çka ndodhur vec faktit se po ktheheshin nga një festë e kaluar mes miqsh jashtë Tiranës.


aksident
(Në Foto: Pamje nga aksidenti ku humbi jetën djali i Avenir Pekës)

Të arrestuar në lidhje me aksidentin janë dhe Ylber Koçi specialist teknik në kompaninë Triss që kryen punimet në aksin ku u përplasen dy mjetet, Ismajl Ahmeti administrator dhe zbatues i Triss, Shpëtim Emiri drejtues teknik i punimeve si dhe Gëzim Bimbli administrator dhe drejtues teknik i firmës “Albegis & Co”, pasi prokuroria ka ngritur akuzë ndaj tyre për mos respektin të kushteve të sigurisë.

uarda cota

Burime për A1Report nga prokuroria e Tiranës bënë me dije se hetimet për aksidentin pritet të mbyllen brenda 15 janarit, ku në gjykatë do të dorëzohen dy kërkesa për gjykim një ndaj shoferes Çota dhe një ndaj 4 drejtuesve të firmave që po kryenin punimet në aksin rrugorë pranë komunës së parisit në unazën e re.
 
 avenir
Në Foto: Ish-zv/ministri Brendshëm, Avenir Peka me një nga djemtë)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit